Hetimet për atentatin në Lushnje, shpëtoi shënjestra, viktimat thjesht shoqërues

Hetimet për atentatin në Lushnje, shpëtoi shënjestra, viktimat thjesht shoqërues
Hetimet për ngjarjen e djeshme në Lushnje tregojnë se shënjestra e atentatit ka mundur t’u shpëtojë plumbave ndërsa dy viktimat, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ishin shoqërues të tij.

Forcat speciale dhe drejtues të lartë të Policisë janë vënë në kërkim të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbili.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Autorët e atentatit dyshohen për vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Lushnjes, Gerti Lalës në korrik të vitit 2010.

Për këtë vrasje, Haxhiu u dënua me vite të tëra burg, por bëri vetëm pak dhe doli për mungesë provash.

Por shënjestër e atentatit të pasdites së 11 tetorit ka qenë Sajmo Xheliu, i cili ka mundur të largohet duke i shpëtuar plumbave.

Autorët u deklarua se ikën në drejtim të Beratit, braktisën dhe i vunë flakën automjetit në fshatin Çukas.

Sipas Prokurorisë, një nga pistat e dyshuar është ajo e konflikteve të bandës së Lushnjes dhe ekzekutimi në vitin 2000 të djalit të xhaxhait të Laert Haxhiut./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: