Hodhën drogën nga dritarja dhe tentuan t'ia mbathnin, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Hodhën drogën nga dritarja dhe tentuan t'ia mbathnin, arrestohen 3 shqiptarë në Itali
Tre shqiptarë, janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi tentuan t’ja mbathinin ndërkohë që policia shkoi për kontroll në banesën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Foggia të Italisë, në një vilë në zonën e Vaccarella-s, ku banonin 3 shqiptarët njëri prej të cilëve ishte vajzë.

Sapo panë policinë njëri prej dy djemve shqiptarë ka marrë thasin me drogë dhe e ka hedhur mbi gardhin rrethues të pronës, në tentativë për ta fshehur nga policia.

Më pas të rinjtë kanë provuar të largohen nga dera e pasme, por nuk ia dolën të arratiseshin.

Në pranga ranë Jurgen Bubeqin, Xhulio Mançen dhe Pola Muhametajn ndërkohë që thasi me 4 kilogramë marijuanë u sekuestrua lehtësisht nga policia.

Policia gjithashtu ka sekuestruar një sasi të madhe parash cash të ardhura nga trafikimi i drogës si dhe një sërë dokumentash falso që dispononin shqiptarët. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: