Humb jetën pas 5 ditësh agoni i aksidentuari 62 - vjeçar

Humb jetën pas 5 ditësh agoni i aksidentuari 62 - vjeçar
Ka humbur jetën pas 5 ditësh në agoni, i aksidentuari i aksidentit rrugor në Shkodër.

XH.H. ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës një ditë më parë.

Të martën, 62-vjeçari, i cili banonte në fshatin Rrushkull, ishte nën drejtimin e një motori tip “Dayang”, kur në një moment humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Aksidenti ndodhi në Muriqan.

Ai u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk mundi të mbijetojë.

Policia ka referuar për vlerësim në Prokurorinë e Shkodrës materialet hetimore lidhur me rastin./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: