Imuniteti i Tahirit / Prokuroria paraqet prova sekrete pa praninë e medias para Komisionit

Imuniteti i Tahirit / Prokuroria paraqet prova sekrete pa praninë e medias para Komisionit
Rifillon mbledhja e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve pas pushimit të shkurtër.

Mbledhja po zhvillohet pa praninë e medias pasi organi i akuzës do të bëjë publike për Këshillin prova të reja, që sipas tyre përbëjnë sekret hetimor. Prokuroria pretendon se në këto prova mbështet edhe kërkesën e saj për të marrë autorizimin e arrestimit të deputetit Saimir Tahiri.

Pas seancës me pyetje  – përgjigje hapet edhe rruga për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe më pas kryhet edhe arrestimi i tij.

Seanca ka nisur që prej orës 11:00 të paradites dhe vazhdon ende.

Në seancë ishin të pranishëm tre përfaqësues të Prokurorisë, Gentjan Osmani, Elisabeta Ymeri, Besim Hajdarmataj si dhe pala e akuzuar Saimir Tahiri, i cili përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: