Imuniteti i Tahirit, Ruçi kërkon shtyrjen e mbledhjes për nesër, opozita kundër

Imuniteti i Tahirit, Ruçi kërkon shtyrjen e mbledhjes për nesër, opozita kundër
Kërkesës së avokatit të ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, drejtuesi i Këshillit të Mandateve, Gramoz Ruçi ka mbyllur mbledhjen në mënyrë të njëanshme duke i dhënë një ditë kohë mbrojtjes për të reflektuar mbi provat e organit të akuzës.

PD-ja ka qenë kundër kërkesës së mbrojtjes, ndërsa deputetët socialistë janë shprehur pro kërkesës së avokatit Artan Hajdari.

Një rrugë të mesme, ka ofruar kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai u shpreh se do ta shtyjë mbledhjen, deri nesër në orën 10:00 të së shtunës.

Edhe kërkesa e Ruçit është kundërshtuar nga PD-ja, por mazhoranca ka vendosur që mbledhja të rinisë nesër në orën 10:00.

Opozita përmes Enkelejd Alibeajt kundërshtoi vendimin e marrë nga kreu i Këshillit të Mandateve duke u shprehur se kjo nuk ishte normale, madje sipas tij, po dëmtohej hetimi./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: