“Imuniteti i Tahirit”, sot mblidhet sërish Këshilli i Mandateve

“Imuniteti i Tahirit”, sot mblidhet sërish Këshilli i Mandateve
Mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do të vijojë sot. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e mbylli dje mbledhjen edhe pse hasin në kundërshtimin e përfaqësuesve të opozitës në këtë komision.

Shtyrja e mbledhjes u bë pas kërkesës së avokatit të Tahirit për tre ditë kohë për të paraqitur mbrojtjen, por atij iu la vetëm 17 orë në dispozicion për t’u njohur dhe shqyrtuar provat sekrete të organit të akuzës.

Kryetari i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve Gramoz Ruçi deklaroi dje se deputeti Tahiri ka të drejtë të mbrohet, ndërsa opozita ishte për vazhdimin e diskutimeve deri në marrjen e vendimit.

Mbledhja e djeshme zgjati rreth 6 orë./l.k./

(Foto: Gogle)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: