Intervista, Xhaka elozhe Ronaldos: Me Portugalinë si finale e Kupës së Botës

Intervista,  Xhaka elozhe Ronaldos: Me Portugalinë si finale e Kupës së Botës
Zvicrës së drejtuar nga Vladimir Petkoviç i duhet vetëm një pikë për të prerë direkt biletën për në botërorin “Rusi 2018”. Por në rast humbjeje me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, kampione në fuqi e Europës, skuadrës helvete i duhet të luajë dy ndeshje “play-off”. Në radhët e Zvicrës luajnë disa lojtarë me origjinë shqiptare, një prej të cilëve është edhe mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka, vëllai i lojtarit të kombëtares Shqiptare të futbollit, Taulantit. Në një intervistë për “Fifa.com” Xhaka flet për përballjen e së martës në mbrëmje, në Lisbonë, i sigurt se Ronaldo me shokë do të presin akoma për të prerë biletën për në botëror:

Do të sulmoni ndaj Portugalisë apo do të jeni më të kujdesshëm?

Ndeshja me Portugalinë është si një finale e Kupës së Botës për mua. Është një situatë unike që ndodh rrallë vetëm në kualifikuese. Nëse fiton, je hero. Por nëse jo, je një humbës. Ne shkojmë që të mbrojmë për 90 minuta gjithçka kemi arritur deri tani. Duam të luajmë futboll dhe të tregojmë sa të fortë jemi. Portugalisë i duhet vetëm fitorja dhe kjo mund të jetë në avantazhin tonë. Jemi në një pozitë më të favorshme e mund ta godasim kundërshtarin me anë të kundërsulmit.

Pse mendon se Zvicra nuk do të humbë në Portugali?  

Sepse kemi vetë-besim. Nëse luajmë sipas mënyrës sonë, jam i sigurt se do të marrim një rezultat të mirë. Duhet të përgatitemi për çdo gjë. Mund të shkojmë 1-0 ose 0-1 shumë shpejt. Prandaj duhet të jemi psikologjikisht të përgatitur për më të mirën. Portugalia është e një kalibri tjetër dhe ne prandaj duhet të jemi gati për të.

Çfarë lloj ndeshjeje prisni?

Mendoj se do të jetë e ndryshme nga ajo që zhvilluam një vit më parë në Basel. Portugalia erdhi në atë takim më e freskët si kampione e Europës. Ndoshta na nënvlerësuan por ne ishim të fortë dhe i vumë ata nën presion. Besoj se Portugalia do të luajë ndryshe këtë herë.

Çfarë diference mund të bëj Cristiano Ronaldo?

Portugalia është një skuadër ndryshe pa të. Ai është lojtari që mund të vendosë fatet e ndeshjes në një fraksion sekonde. Ai është absolutisht një lojtar klinik goli dhe ekstremisht e vështirë ta ndalësh. Mjafton t’i japësh një shans, ai gjithnjë shënon. Nuk ka rëndësi për të nëse shënon me të majtën, të djathtën apo me kokë. Megjithatë Portugalia është më shumë sesa Ronaldo. Ka edhe lojtarë të tjerë të talentuar, ndërsa Ronaldo është lideri me një karakter të pabesueshëm.

Zvicra nuk ka qenë ndonjëherë në një pozitë kaq të fortë. Sa zhgënjyese do të jetë nëse shkon në  play-off?

Njerëzit që më njohim mua, e dinë se nuk flas për “play-off”. Kam besim se ne mund ta hedhim hapin për të avancuar direkt në botëror. Por, Zvicra ka aktualisht 27 pikë, më shumë se kurrë më parë në kualifikuese, e megjithatë, i duhet akoma që të mos shkojë në “play-off”.

Përgatiti: a.muraçi

Shpërndajeni me miqtë tuaj: