Isco mbështet portugezin: Cristiano është "vrasës", mungesa e golave ishte çështje kohe

Isco mbështet portugezin: Cristiano është "vrasës", mungesa e golave ishte çështje kohe
Mesfushori me tipare sulmuese i Real Madrid, Isco ka folur me nota të larta vlerësimi për yllin madrilen Ronaldon.

Cristiano i cili nuk ka shënuar deri në ndeshjen ndaj Getafes, shënoi golin e parë në La Liga në fitoren 2-1 të Realit.

Isco ka mbështetur sulmuesin portugez duke thënë se mungesa e golave nga Ronaldo ishte çështje kohe.

“Të gjithë e dimë se mungesa e golave ishte vetëm çështje kohesh për Ronaldon”, tha Isco.

“Cristiano është vrasës. Në Ligën e Kampionëve qëndron më mirë, kurse në La Liga i ka kushtuar pak fillimi për shkak dënimit, por ne kemi nevojë për të”, vijoj spanjolli Isco.

Kujtojmë që ditën e nesërme Reali do të përballet me Tottenham në Santiago Bernabeu ndeshje e vlefshme për Champions League. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: