Italia sjell dy dosje të tjera për çështjen "Tahiri", material 400 faqe me prova dhe fakte

Italia sjell dy dosje të tjera për çështjen "Tahiri", material 400 faqe me prova dhe fakte
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë mbërritur dy dosje shtesë për çështjen “Habilaj”

Sipas mediave, autoritetet italiane kanë sjellë mbrëmjen e stome dy dosje me rreth 400 faqe, të cilat përmbajnë fakte dhe prova për të cilat organi akuzën kërkon nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit për dy akuza.

Dosjet e mbërritur mbrëmje e sotme janë dokumente të tjera për çështjen Tahiri me prova të tjera ndërkohë nesër në orën 10:00 do të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, ku deputeti Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës do të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me kërkesën e prokurorisë.

Nuk dihet sesa provat e reja që tashmë disponon prokuroria do të bindin mazhorancën në Komision të votojnë pro kërkesës së organit të akuzës për ti hapur rrugë autorizimit për arrestimin e Tahirit. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: