Iuliano: Ekipi është i qetë dhe po punon për gjetjen e golit

Iuliano: Ekipi është i qetë dhe po punon për gjetjen e golit
Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në kuadër të takimit të radhës në Kategorinë Superiore në transfertë përballë Teutës.

Ai ka deklaruar se skuadra është e qetë dhe e bashkuar dhe po punon për të rregulluar problemin e gjetjes së golit, ndërkohë që ka pranuar edhe që ka gabuar me aktivizimin e Çanit pa qenë 100% në formën e duhur fizike.

“Me Teutën duhet të tregojmë më të mirën, për këtë kemi punuar, për të gjetur golin. Na ka munguar goli dhe kjo është shqetësuese.

Çani është një investim i klubit dhe ka pasur probleme me gjendjen fizike.

Edhe unë kam gabuar me aktivizimin e tij. Kemi nevojë për të. Vendosëm që ai të qëndronte pa luajtur deri në momentin që të jetë në maksimumin e formës.

Nuk do të nxitohemi, por do të presim deri kur të jetë 100% gati”, tha ndër të tjera Iuliano./l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: