Ja 3 lojtarët që priten të largohen nga Barcelona në janar

Ja 3 lojtarët që priten të largohen nga Barcelona në janar
Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde konfirmoi se skuadra është tepër e madhe dhe në bisedime krerët u tha se disa lojtarë të cilët nuk janë pjesë e planeve të tij duhet të largone.

Bëhet fjalë për Arda Turan, Rafinha dhe Alcacer të cilët mund të largohen në janar.

Prioriteti i Barcelonës në afatin kalimtar të janarit është zvogëlimi i skuadrës, për të liruar vende për prurje të reja.

Rafinha është në udhëkryq pasi situata e tij është më e vështirë ndërkohë që vazhdon të jetë i lënduar dhe vështirë se mund të gjejë skuadër. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: