“Ja korçare, ja hiç fare”, fjalët e para që ambasadori Lu mësoi në shqip

“Ja korçare, ja hiç fare”, fjalët e para që ambasadori Lu mësoi në shqip
Fjalia e parë që mësova në shqip ishte nga ky qytet – ja korçare, ja hiç fare!” u tha Ambasadori Donald Lu qytetarëve në Korçë.

Ambasadori dhe bashkëshortja e tij, Dr. Ariel Ahart, vizituan qytetin juglindor këtë fundjavë për “Rock on the Stone”, një aktivitet që festoi miqësinë shqiptaro-amerikane dhe ndikimin e kulturës amerikane në Korçë.

“Marrëdhënia e fortë midis vendeve tona u soll në jetë përmes bashkëbisedimeve, kujtimeve personale, fotove të organizatave të para shqiptare në Amerikë, prezantimit të kulinarisë amerikane, dhe një koncerti me muzikë xhaz, rrok dhe kauntri. Ishte një fundjavë e mrekullueshme mikpritjeje shqiptare, e ndërthurur me shijen e historisë dhe kulturës amerikane,” – nënvizoi Ambasada Amerikane në Tiranë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: