Java e 7-të/Gjoka si Lika debuton me humbje, pezull dorëheqja e Banos te Lushnja

Java e 7-të/Gjoka si Lika debuton me humbje, pezull dorëheqja e Banos te Lushnja
Ndeshja e parafundit e javës së 7-të në Kategorinë Superiore, mes Flamurtarit vendas dhe Kamzës u mbyll 1-0 në favor të ekipit vlonjat. Golin  e fitores e realizoi Ditmar Bicaj në 77'.

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Polozhani, Musta, Useini, Hyseni , Sidibe, Neziraj, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro.

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Idrizaj, Ymeraj, Arrabal, Rezi, Fukui, Imeri, Raçic. Trajner: Ramadan Ndreu.

Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Emigers Ganxhi, Edlir Malo,

Partizani e ka nisur me gol ndeshjen ndaj Vllaznisë në Shkodër. Pas vetëm katër minutave lojë, falë një krosi të Trashit nga këndi, Basrak gjuan saktë me kokë dhe kalon të kuqtë në avantazh.

Partizanin pas golit kërkoi të mbronte rezultatin duke ia dalë mbanë. Përpjekjet e Vllaznisë deri në fund për të barazuar rezultatin ishin jo efikase. Trajneri Ernest Gjoka debuton me humbje në stolin e kuqebluve, që zhyten edhe më thellë në krizë. Nga ana tjetër skuadra e drejtuar nga italiani Mark Juliano falë fitores së tretë radhazi u ngjit në vend të tretë, por duhet të presë edhe përfundimin  e ndeshjes Flamurtari-Kamza për të ruajtur këto pozita.

Kjo javë, me dy ndeshjet e zhvilluara të shtunën solli edhe humbje për një trajner tjetër që debutoi në stolin e Luftëtarit. Trajneri Hasan Lika debutoi me një humbje më të thellë, 3-0 me kampionët në fuqi të Kukësit.     Në minutën e 20-të, pas një aksioni të Kukësit, lojtarët ndalin lojën duke menduat se ishte pozicion jashtë loje pas një fërshëllime, që në fakt nuk ishte fërshëllima e kryesorit Andi Koçi. Elis Bakaj shënon një gol të rregullt ndonëse jo “fair-play”. Ishte sërish Bakaj që dyfishoi rezultatin me 11-metërsh në minutën e 29-të, pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë të Rapës. Luftëtari krijoi raste dhe goditi dy herë shtyllën në pjesën e dytë, por ishte Kukësi që vulosi fitoren në fund me anë të Alyev. Kukësi barazoi Skënderbeun në krye të klasifikimit me pikë, por korçarët përballen të hënën në ndeshjen e mbetur të javës me Teutën në Durrës.

Laçi fitoi 3-0 Laçi në “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjës. Kjo humbje e çoi në krizë të thellë rezultatesh skuadrën e Artan Banos, që ende nuk ka gjetur fitoren e parë. Për ekipin kurbinas shënoi një dopietë Reginaldo, në 49’ dhe 64’. Rezultatin e vulosi Uzuni. Trajneri i Lushnjës, Artan Bano, ka dhënë dorëheqjen pas humbjes dëshpëruese me shifra të tilla. Dorëheqja e trajnerit nuk është pranuar nga kryebashkiaku Tushaj, ndërkohë pritet nesër të mësohet fati i trajnerit të Lushnjës.

 

Vllaznia-Partizani 0-1 (Sot në Loro Boriçi, Shkodër)

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi (Vucaj 90’), Tafili (Ribaj 77’), Hasani (Bardulla 72’), Çinari, Lika, Kalaja. Trajner: Ernest Gjoka

Partizani: Hoxha, Progni, Ibrahimi, Malota (Atanda 51’), Kalari (Kotobelli 75’), Vila, La Kamera, Batha, Trashi, Adorjan (Bardhi 63’), Basrak. Trajner: Mark Juliano

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni

 

Kategoria Superiore/Java e shtatë

E shtunë

Luftëtari – Kukësi         0-3

Lushnja – Laci               0-3

E diel

Vllaznia – Partizani      0-1

Flamurtari – Kamza 17:00

E hënë

Teuta – Skënderbeu 17:00

Klasifikimi: Skënderbeu 16, Kukësi 16, Flamurtari 12, Partizani 11, Laçi 10,  Kamza 9,  Teuta 7, Vllaznia 5, Luftëtari 5 dhe Lushnja 2 pikë

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: