Java e pestë: Partizani shijon fitoret e golat e parë, në Gjirokastër humbje e pezullime

Java e pestë: Partizani shijon fitoret e golat e parë, në Gjirokastër humbje e pezullime
Në Gjirokastër është zhvilluar një ndeshje dramatike, që ka çuar edhe në pezullimin e dy lojtarëve të Luftëtarit. Luftëtari ka pezulluar pa afat pas humbjes në shtëpi ndaj Kamzës me rezultatin 1-2 si dhe ka gjobitur portierin Festim Miraka dhe sulmuesi Nunes. I pari goditi me grusht sulmuesin serb Raçiç dhe u ndëshkua me karton të kuq. Raçiç shënoi golin e fitores me 11-metërsh në kohë shtesë. Sulmuesi Nunes kundërshtoi trajnerin në momentin e zëvendësimit.

 

Në Durrës, për javën e 5-të në Superiore, Partizani kthehet te fitorja 2-1 ndaj Teutës, që kaloi e para në avantazh. Goli me një 11-metërsh i Sukajt i dha fitoren dhe golat e parë të kuqve 10 minuta para mbylljes së ndeshjes. Dosti shënoi në fillim të ndeshjes dhe Teuta humbi një 11-metërsh, por Trashi barazoi shifrat në pjesën e parë. Kalari doli i dëmtuar nga kjo ndeshje ndërsa trajneri Juliano lavdëroi paraqitjen e të tijve.

Në Korçë fitorja e Skënderbeut ndaj Laçit për pak iku nga duart por portieri Shehi priti një 11-metërsh në minutat e fundit para Nikës. Jashanica shënoi golin e fitores 2-1 në mesin e pjesës së dytë. Souza realizoi fillimisht autogol në favor të vendasve, por barazoi 15 minuta pas fillimit të pjesës së dytë Lushkja për Laçin.

Në Shkodër, Vllaznia barazoi 1-1 me Flamurtarin. Bushiç shënoi për miqtë në mesin e pjesës së parë. Por Gocaj barazoi 1-1, pas një 11-metërshi që për Flamurtarin nuk ekzistonte. Dy ekipet ndanë nga një pikë, në këtë ndeshje.

Në Lushnjë fitoi Kukësi 2-0, falë pjesës së dytë. Spaho u ndëshkua me karton të kuq në fillim të kësja pjese, që i hapu rrugë fitores së miqve, me dy gola të Gurit e Alijev. Por edhe një 11-metërsh që la të pakënaqur trajnerin vendas, Bano, i cili kontestoi gjykimin.

Kontestime pati edhe nga trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, për 11-metërshin e dhënë në Shkodër, sikurse në Durrës e Gjirokastër kjo javë u shoqërua me kartonë të shumtë të kuq.

Klasifikimi pas javës së 5-të: Skënderbeu 13 pikë, Kukësi 10, Flamurtari 8, Teuta  7, Kamza 6, Laçi 6, Luftëtari 5, Vllaznia 5, Partizani 5, Lushnja 1 pikë

Pakënaqësitë e Lushnjës, Flamurtarit dhe Teutës:

Artan Bano, trajner i Lushnjës:

“Ishim të pafat. Kartoni i kuq dhe ndërrimet ishin të detyruara. Me 11 futbollistë ishim të barabartë me Kukësin. Duhet ta pranojmë edhe fatin e kundërshtarit. Nuk e meritonim këtë rezultat. Kukësi ka fituar dy ndeshje me 11-metërsha dhe me fat fitoi edhe me ne. Një thirrje për të gjithë, ndaj Lushnjës duhet të jenë të gjithë më seriozë. Kjo nuk është një punë të fortësh, njerëzit duhet të argëtohen. Kishim një episod shumë të pastër për penallti, por për ne nuk janë rastet njësoj.”

 

Shpëtim Duro, trajner i Flamurtarit: 

“Duhet të merrnim 3 pikë. Nuk jam i kënaqur me gjyqtarin. Dha mbi 30 faulla kundër nesh. Nuk na dha një penallti një penallti neto. Mungoi dhe një rast “fair-play”. Në pjesën e dytë skuadra dominoi, duhet të kishim shënuar. Pak nga mungesa e qetësisë pak nga gjykimi tendencioz dhe gjerat u bënë shumë të vështira. Penalltia ka qenë e dyshimtë. Ka qenë një penallti e pa dhënë për Bicin në fund të ndeshjes. Arbitri ka qenë fare pranë. U tërhoqëm, kishim disa mundësi me kundërsulme. Ishte ajo penalltia e dyshimtë që e vendosi rezultatin. Alveshi bëri një ndeshje shumë të mirë.”

Gugash Magani, trajner i Teutës:

“Jam i hidhëruar, pasi skuadra luajti mirë. Ishte një humbje që e kemi dhuruar, pasi e kemi humbur vet ndeshjen. Diferencat kanë qenë shumë të mëdha në të gjitha aspektet, në raste dhe lojë. Lojtarët duhet ta menaxhojnë më mirë ndeshjen, dhe përgjegjësia është e tyre në fushë. Kjo nuk do të thotë se unë jam pa faj, pasi edhe unë kam gabimet e mia.  Rasti i dytë i golit të anuluar nuk ishte i drejtë. Lena? Edhe Messi ka humbur dy-tre herë penallti dhe sërish ai gjuan. Kam shumë besim te Lena, ashtu edhe te skuadra.”

Kategoria Superiore/ Java e pestë

Teuta - Partizani 1-2

Shënues Dosti 18’/ Trashi (45’), Sukaj 80’ (11-m)

Teuta: Moçka, Beqja, Shkalla, Hërkaç, Hakaj, Lena, Hila, Dediç, Dosti, Latif (Shehaj 73’), Çyrbja. Trajner: Gugash Magani

Partizani: Hoxha, Progni, Krasniqi, Atanda (46′ Malota), Kalari, Batha, La Kamera (69′ Bardhi), Vila, Trashi (85′ Ibrahimi), Adorjan, Sukaj. Trajner: Mark Juliano

Gjyqtar: Remzi Sadiku

 

Skënderbeu-Laçi 2-1

Ademir Souza (ag.) 28’, Jashanica 75’  /  Lushkja 59’

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, (Jashanica 46’), Mici, Lilaj, Taku, Dita, (Gripshi 69’), Xhejms, Muzaka, Soue. Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Ademir, Qaqi, Fangaj, Sefgjini, Nika, Gjoni, Bardhi, (Lushkja 46’), Jonuzi, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar:Klodian Shahini

 

Vllaznia-Flamurtari 1-1

Shënues: Gocaj 45’ (11-metërsh)/ Bushiç 17’

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Tafili, Bardulla, Hasani, Çinari, Lika, Ribaj. Trajner: Armando Cungu

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini, Useini, Sidibe, Pollozhani, Zhufo, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim  Duro

Gjyqtar: Olsi Sokoli

 

Lushnja-Kukësi 0-2

Shënues: Guri 56’, Alijev 59’

Lushnja: Spaho, Ruço, Marku, Xhafa (18′ Byzhyti), Mone, Branica (45′ Meto), Gava, Papa, Canka (48′ Bejte), Pepa, Sefa. Trajner: A. Bano

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Ethemi (86′ Imami), Musolli (46′ Bakaj), Kërkotiç, Guri, Kale (76′ Shtubina), Alijev. Trajner: M. Milinkoviç

Gjyqtar: E. Hamiti

 

Luftëtari-Kamza 1-2

Shënues Bregu 64'/ Raçiç 16', 90' (11-m)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: