Java e re nis me shi, erëra të forta dhe ulje temperaturash

Java e re nis me shi, erëra të forta dhe ulje temperaturash
Dita e sotme ka nisur me shi. I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, rënie që do të vijojë në mesditë dhe mbrëmje.

Meteorologët parashikojnë zbritje të temperaturave me 4-5 gradë. Ndërkohë që e marta sjell temperatura deri në minus 2 gradë në zonat zona malore, duke sjellë edhe reshje dëbore.

“Do të ketë dëborë në ekstremin malor. Temperaturat zbresin deri në 15 gradë, në zona malore, në 19-21 gradë në Tiranë”, tha Tanja Porja, meteorologe.

Meteorologët parashikojnë erëra të forta, duke filluar që gjatë natës së të dielës, por pasditen e së hënës era pritet të arrijë shpejtësinë deri në 65 km në orë, gati në përmasat e një stuhie.

Kjo do të shkaktojë dallgë të forta në det, deri në 6 ballë.

Ndërkohë, vetëm në fund të javës do të ketë një ndryshim të motit dhe rritje të temperaturave.

Duket se dimri ka trokitur.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: