Juliana Pasha ndryshon stil çdo natë

Juliana Pasha ndryshon stil çdo natë
Këngëtarja e njohur e muzikës sonë të lehtë, Juliana Pasha, ka qenë gjithmonë e kujdesshme për veshjet e saj, por asnjëherë me një stil që e ka karakterizuar. Por, së fundmi, ndoshta nga prerja e flokëve shkurt dhe onde të mëdha, si në vitet ’20, ajo ka zgjedhur një stil të sajin, por që e pasuron çdo natë. Kështu, Julianën e shikon herë me kostum të rivizituar të kalorëseve të viteve ’20, herë me fustan klasik me dantellë, poshtë gjurit, po nga ajo kohë. Ka gjetur stilin që i shkon edhe me fizikun. Urojmë që ta ruajë!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: