Kapet me 700 kg duhan kontrabandë, arrestohet shoferi

Kapet me 700 kg duhan kontrabandë, arrestohet shoferi
Një 34 vjeçar ka rënë nën akuzën e kontrabandës së duhanit.

Policia sqaron se dje gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e saj në rrugën  Lezhë - Milot, u konstatua një mjet furgon tip Benz ku brenda tij kishte 700 kg duhan të grirë, i paketuar gati për shitje.

Po sipas saj, për këtë ngjarje u arrestua në flagrancë poseduesi Erzen Halihakaj banues në Malësi e Madhe, pasi nuk dispononte asnjë dokumentacion justifikues të këtij malli.

“Materialet në ngarkim të tij iu referuar prokurorisë për veprat penale ‘Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë’, ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht policia./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: