Kategoria e Parë&Dytë “ndeshje për të qeshur” (rezultatet + klasifikimi), çuditë e futbollit shqiptar

Kategoria e Parë&Dytë “ndeshje për të qeshur” (rezultatet + klasifikimi), çuditë e futbollit shqiptar
Çudira! Raste sa qesharake aq edhe të çuditshme në të gjitha ligat e futbollit shqiptar.

Në fakt episodet komike vijnë këtë javë edhe nga Superiorja. Në Gjirokastër fërshëllima e një bilbili që nuk i përkiste gjyqtarit solli golin e parë që i hapi rrugë fitores 3-0 të Kukësit.  Lojtarët e Luftëtarit lanë topin duke menduar se loja ishte ndalur, por Bakaj shënoi. Luftëtari pas humbjes ka depozituar një kërkesë ku kërkon përsëritjen e ndeshjes. Mësohet se forcat e renditn e kanë shoqëruar në komisariat personin që “zëvendësoi” gjyqtarin.

Kategoria e parë vjen me dy skandale të tjera. Në Burrel ka pasur përplasje të një lojtari vendas me drejtuesit dhe shokët e skuadrës, pasi Kurbneshi ka pretenduar se ndeshja ka qenë e blerë nga Besa ndaj dhe ai është acaruar. Policia e Burrelit ka shoqëruar në komisariat sulmuesin Donald Kurbneshi.

Ditën e djeshme në Fushë Krujë është luajtur ndeshja Ilira – Pogradeci e cila ka përfunduar 1-0 për Ilirinë. Ajo që i ka çuditur të gjithë kanë qenë uniformat gati të njëjta të të dyja ekipeve me ndonjë ndryshim të vogël tek Iliria. Rregullorja parashikon që skuadra udhëtuese të ketë uniformat e dyta në rast se ato përkojnë me ngjyrën e uniformave që ka skuadra vendase.

Në Kategorinë e Dytë, çudirat nuk kanë të sosur. Në Skrapar, Elbasanit i janë dhënë dy 11-metërsha duke shënuar një gol, por ndeshje është ndërprerë disa minuta para përfundimit (65') pasi janë krijuar incidente të rënda. Ndeshja është raportuar e përfunduar 1-0 në favor të Elbasanit, më tej, por vendasit kanë akuzuar gjykimin se ishte në favor të miqve. Në këtë kategori Mamurrasi është tërhequr nga gara, pasi ka shprehur pakënaqësi mbi gjykimet. /a.m/

 

Kategoria e Parë/Java e 5-të

Grupi A

Erzeni 2-1 Tërbuni

Burreli 1-3 Besa

Egnatia 1-2 Besëlidhja

Vllaznia B 0–1 Dinamo

Kastrioti – Korabi (e hënë, 14:00)

Grupi A - Klasifikimi 

  1. Besa 12 Pikë
  2. Kastrioti 10
  3. Erzeni 9
  4. Beslidhja 8
  5. Egnatia 7
  6. Dinamo 7
  7. Korabi 5
  8. Tërbuni 3
  9. Vllaznia B 2
  10. Burreli 2

 

Grupi B

Tirana 2-0 Turbina

Apolonia 1-1 Shkumbini

Shënkolli 3-1 Naftëtari

Iliria 1-0 Pogradeci

Tomori-0-0 Bylis

Grupi B - Klasifikimi

  1. Tirana 15 Pikë
  2. Bylis 11
  3. Apolonia 8
  4. Tomori 8
  5. Shkumbini 7
  6. Shënkolli 6
  7. Iliria 6
  8. Pogradeci 5
  9. Turbina 4
  10. Naftëtari 0 Pike

 

Kategoria e Dytë

Grupi A

Ada 1-0 Gramshi

Kukesi B 0-1 Internacional

Sopoti 0-1 Luzi 2008

Vora 1-0 Partizani B

Veleçiku 3-0 Klosi

Kevitan 1-6 Spartaku

Mamurrasi - Tirana B (Nuk u zhvillua pasi Mamurrasi është shkrirë)

Grupi A - Klasifikimi

1.Vora 12 Pikë

2.Veleciku 10

3.Kukësi B 9

4.Partizani B 9

5.Luzi 2008 9

6.Internacional 7

7.Spartaku 6

8.Ada 6

9.Tirana B 4

10.Gramshi 3

11.Klosi 1

12.Mamurrasi 1

13.Sopoti 1

14.Kevitan 0

 

Grupi B

Domosdova 1-0 Gramozi

Këlcyra 1-2 Oriku

Përmeti 0-1 Memaliaj

Albpetrol 5-0 Tepelena

Butrinti 1-1 Devolli

Skrapari 0-1 Elbasani

Delvina 3-0 Maliqi

Grupi B - Klasifikimi

  1. Elbasani 10 Pikë
  2. Delvina 9
  3. Orikumi 9
  4. Këlcyra 9
  5. Butrinti 8
  6. Maliqi 7
  7. Tepelena 6
  8. Devolli 5
  9. Albpetrol 4
  10. Gramozi 4
  11. Përmeti 3
  12. Domosdova 3
  13. Memaliaj 3
  14. Skrapari 0

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: