Konfindustria: Pro shtrirjes së TVSH-së mbi biznesin e vogël

Konfindustria: Pro shtrirjes së TVSH-së mbi biznesin e vogël
Organizata e njohur e biznesit në Shqipëri, “Konfindustria”, me anë të një deklarate, mbështeti sot publikisht nismën e ekzekutivit për shtrirjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar mbi biznesin e vogël.

Sipas saj, shtrirja e TVSH-së në të gjitha hallkat e biznesit është e domosdoshme për formalizimin e gjithë ekonomisë së çdo vendi normal, aq më shumë në Shqipëri ku shkalla e informalitetit arrin deri në pothuaj 50% të PPB-së.

“Konfindustria ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme shtrirjen e TVSH-së në të gjitha hallkat e transaksioneve të biznesit, përfshi edhe Paketën Fiskale 2017, duke e vlerësuar si një hap i duhur, që nëse do të zbatohet me sukses do ketë vlera afatgjata për ekonominë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë”, citon ky organizëm.

Duke përfunduar me këshillën ndaj qeverisë shqiptare, që shtrirja e TVSH-së në gjithë kategoritë e biznesit të jetë pjesë e një pakete të plotë masash shoqëruese dhe jo thjesht një akt i veçuar.

“Në rast të kundërt rrezikohet, jo vetëm suksesi i nismës së mirëpritur, por mund të prodhohen edhe pasoja të rënda ekonomike, sociale dhe politike”, përfundon ajo.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: