Kontrasti me vendin tonë! Dekretimi i qeverisë së re, Kryeministri holandez para Pallatit Mbretëror

Kontrasti me vendin tonë! Dekretimi i qeverisë së re, Kryeministri holandez para Pallatit Mbretëror
Janë zbuluar emrat e ministrave që do të formojnë qeverinë e re holandeze.

Ambasada Holandeze në Tiranë informoi në profilin zyrtar Facebook mbi krijimin e qeverisë së re holandeze, duke e ilustruar lajmin me një foto ku paraqitje kryeministri Mark Rutte, i cili po i drejtohej Mbretit King Willem-Alexander, duke theksuar se rrugën ai e bëri “me biçikletë, sigurisht”.

Thjeshtësia e njerëzve më të pushtetshëm në një nga vendet më të zhvilluara të kontinentit, Holandë, duket se kalon çdo limit, çka përbën nga ana tjetër edhe një paradoks me vendin tonë.

Holanda nuk është republikë parlamentare, ndaj edhe emrat e qeverisë së re, të katër viteve të ardhshme, duhet të dekretohet më parë nga mbreti.

Disa nga ministritë kryesorë janë të ngjashme me ato në Shqipëri, si e Mbrojtjes, e Jashtme, apo e Çështjeve Sociale.

Në Holandë ministria e Drejtësisë është bashkë me atë të Sigurisë dhe (Çështjeve të Azilit)

Gjithashtu në Holandë ka edhe Ministër të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës.  Në këtë vend sporti është pjesë e Ministrisë së Shëndetit Publik dhe Mirëqenies.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: