Krimet e Rënda i bëjnë kërkesë Kuvendit: Arrestim, dhe heqje e imunitetit për Saimir Tahirin

Krimet e Rënda i bëjnë kërkesë Kuvendit: Arrestim, dhe heqje e imunitetit për Saimir Tahirin
Prokuroria për Krime të Rënda i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahirit.

Kjo kërkesë vjen pas hetimeve të nisura për veprat penale "Trafik të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet së bashku me autoritetet italiane për grupin kriminal “Habilaj” i cili trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike, kanabis nga Shqipëria drejt Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal të banesës” për deputetin Saimir Tahiri. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: