Kryebashkiaku u shërben drekën njerëzve në nevojë

Kryebashkiaku u shërben drekën njerëzve në nevojë
Në kuadër të përvjetorit të Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shërbyer drekën ndaj njerëzve në nevojë. I shoqëruar edhe nga këngëtari i njohur, Noizy, ai ka qenë në një nga shtatë qendrat sociale të bashkisë, “Të qëndrojmë së bashku”, në Kombinat.

“Jam shumë i lumtur që jam sot bashkë me Noizyn në ditën e Nënë Terezës, për t’u shërbyer atyre që nuk kanë të gjitha mundësitë që ndoshta ka shumica e Tiranës, që janë të moshuar dhe fëmijët i kanë larg. Në ditën e Nënë Terezës, mënyra më e mirë për ta përkujtuar atë është duke u shërbyer atyre që janë më nevojtarë. Sot bëmë diçka të vogël me dashuri të madhe, që shpresoj se do të kopjohet nga të gjithë. Besoj se kjo energji dhe kjo dashuri që na frymëzon vepra e Nënë Terezës, të lërë një impakt në qytetin tonë dhe në çdo cep të Tiranës ku ka nevojë për më shumë solidaritet”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ngritur aktualisht 7 qendra sociale ku ofrohet një vakt i ngrohtë dhe kujdes shëndetësor.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: