Kryemadhi dhe Vasili në zyrën e Bashës, unifikojnë qëndrimin për çështjen “Tahiri”

Kryemadhi dhe Vasili në zyrën e Bashës, unifikojnë qëndrimin për çështjen “Tahiri”
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në zyrën e këtij të fundit.

Takimi vjen ndërkohë që opozita ka intensifikuar aksionin e saj pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

E dhe më parë është folur për bashkim votash të dy partive më të mëdha parlamentare të opozitës. Në fokus të bisedimeve është qëndrimi i përbashkët në seancën e së mërkurës ku do të vendoset përfundimisht nëse do t’i hapet rrugë apo jo arrestimit të ish-ministrit, pas kërkesës së Prokurorisë për krimet e Rënda.

Opozita shkon në seancë me një raport të vetin pro arrestimit, ndërsa mazhoranca në deklarimet e saj publike është shprehur se nuk do të japë votën pro arrestimit, pasi për të nuk ka prova të qënësishme për implikimin e ish-ministrit në trafikun e drogës./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: