Kryeministri s’harron të thotë “Mirëmëngjes!” me video të Orikut

Kryeministri s’harron të thotë “Mirëmëngjes!” me video të Orikut
Me gjithë situatën e krijuar nga hetimet e italiane të bandave shqiptare të trafikut të drogës, kryesisht asaj të drejtuar nga Habilajt, kreu i qeverisë nuk harron të përshëndesë si zakonisht në rrjetin social.

Këtë herë ai ka zgjedhur një video me pamje po nga Qarku i Vlorës, nga Parku Arkeologjik i Orikut.

“MIRËMËNGJES!

Dhe me këto mbresa të vizitorëve në Parkun e rilindur Arkeologjik e Natyror të Orikut në Vlorë, ju uroj një të shtunë të qetë!”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetin social./l.k.