Kur është një çift në krizë?

Kur është një çift në krizë?
Nga psikologu italian, Davide Algeri

Një çift që të quhet i tillë, duhet të karakterizohet nga ndarja e emocioneve mes njëri-tjetrit, seksualiteti dhe prania e një projekti të përbashkët, në dimension kohor.

Këto tre elemente duhet të bashkëjetojnë në një ekuilibër dinamik, brenda një qarku ku secili nga të tre, të ndikojë mbi tjetrin dhe ku, siç ndodh, njëri element mbizotëron mbi tjetrin.

Në momentin ku mungon ekuilibri dinamik, krijohet një çekuilibrim që karakterizohet nga vuajtje dhe monotoni. Hyhet kështu në krizë, e cila mund të manifestohet - me grindje dhe përplasje - ose të jetë e heshtur, secili për hesap të vet.

Kriza

Është e mundur të dallohen tre rrugëtime të ndryshme, që variojnë në bazë të zotësisë së çiftit, për të përpunuar ose jo iluzionin e për të kaluar nga një raport idilik (tipik në fazën e të rënit në dashuri), në një raport realist dhe të pjekur.

  1. Shmangia e krizës

Çifti hyn në krizë edhe për një arsye fiziologjike, - nga iluzioni i të rënit në dashuri, kalohet në realitet dhe kjo gjë e vë në diskutim çiftin ndonjëherë, në përpjekjet për të shmangur zhgënjimin.

Të humbësh iluzionin për disa persona, rezulton shkatërrimtar (mbaj iluzionin, por lë çiftin). Ka persona që kalojnë nga një rënie në dashuri në tjetrën, pa kaluar limitin që i çon tek monotonia. Në këtë mënyrë ndërtojnë të tjera iluzione ose bëjnë gjoja, sikur ekziston një realitet tjetër.

Në të rënit në dashuri, elementet shqetësues fshihen “poshtë tapetit”, e ne shikojmë atë që duam të shohim. Ky mekanizëm, shpesh, mund të zgjasë për shumë kohë, duke krijuar kështu kriza të mëdha në momentin që realiteti imponohet brenda iluzionit ( si p.sh., lindja e një fëmije ose pasi fëmijët janë rritur dhe i rikthehesh çiftit).

Ka çifte që e nxjerrin në sipërfaqe krizën përmes disa mekanizmave. P.sh., duke gjetur një “të tretë”, ku të spostojnë konfliktin e më të cilin lidhin krizën. Ose duke u bashkuar kompaktë përballë një vështirësie (fëmijë problematikë ose për t’u mbrojtur, vjehrra ose vjehrri, puna, i/e dashuri ku derdhet dëshira për të jetuar sërish). Në këtë kuptim, tradhtia mund të jetohet si dështim, por edhe si një rast i mirë, për të tronditur sistemin e krizës. Në këtë rast, personi tjetër duhet vënë përpara një zgjedhjeje të ndërgjegjshme.

Në raste të tjera, mund të dalë në sipërfaqe me një simptomë: duke mos folur sot me trup, flas me simptomë, si një shenjë e një raporti të sikletshëm.

Shfaqet kriza, por nuk kam aftësinë për të dalë, shpesh edhe prej shumë kohësh. Është si majoneza që nuk goditet. Në rastet më të shumta, çiftet rrotullojnë majonezën, pa shtuar asnjë përbërës të ri, e duke luajtur të njëjtin skenar e të njëjtën temë.

  1. “Rrethi i zhgënjimit”

Është një alternim i vazhdueshëm mes zhgënjimeve dhe krizave në çift. Edhe në këto raste, partnerët nuk arrijnë të integrojnë imazhin e tjetrit në kokën e tyre dhe si pasojë mbesin të zhgënjyer. Shumë shpesh, krizat në çift manifestohen me akuza reciproke dhe imazhi që i përçojnë vëzhguesit është i një raporti të kristalizuar, por ku janë bllokuar aftësitë e transformimit. Nëse nuk vihet energji, nëse nuk punohet, duhet pyetur tjetri se sa rëndësi ka raporti për të dhe sa rëndësi ka ndarja. Është me rëndësi të dihet se puna me çiftin, për të kuptuar e për të ndryshuar, çon në dy drejtime: ose në një organizim të ri, ose në ndarje. Kjo sjell vuajtje. Në këtë rast, ndarja nuk është dështim, por ndërgjegjësim që duhet të dihet si të menaxhohet. Nëse kur jemi bashkë do të ishim të ndërgjegjshëm se çifti edhe mund të ndahet, ndoshta do të përpiqeshim më shumë e do të tregonim më kujdes.

  1. “Prishja e iluzionit”

Përkon me procesin e realitetit, me pranimin e tjetrit, jep mundësinë që të vazhdojë lidhja ose të mbarojë përfundimisht. Në përgjithësi, karakterizon çiftet që funksionojnë dhe kalohet nga një njohje e realitetit dhe zhgënjim, në një pranim të realitetit. Në këtë rast, të dy partnerët munden të integrojnë pjesët e mira dhe të këqija, që më parë ishin të mjegullta.

Në çiftet e shpejta ka nxitim, sikur të mos kishin kohë. Kanë arsye emotive, por rrallë arrijnë të vendosin bazat për atë rritjen në kohë që jep prishja e iluzionit.

Si të dalësh nga kriza e si ta menaxhosh atë?

Duhet të flisni për veten, jo për të e as për ne. Është e nevojshme të keni dëshirën për të krijuar një ndryshim në vetvete.

Mendohuni! Çfarë ju tërheq dhe tërhiqte tek partneri? Shpesh, elementet fillestarë, ato të njohjes, që na shqetësonin e bezdisnin, ata kthehen në elemente shqetësues dhe në fund.

*përkthyer nga “Psicologia Pratica”

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: