Lexoni sot 12 tetor 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”

Lexoni sot 12 tetor 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”
VOTIMI ELEKTRONIK, ZBARDHEN DETAJET E DRAFTIT TË OPOZITËS

SPECIALE Cilat janë piketat kryesore të propozimit të Partisë Demokratike për votimin elektronik. Deputeti Endri Hasa, firmëtar i projektit të opozitës, jep për “Albanian Free Press”, hollësi mbi këtë risi të madhe të reformës zgjedhore. Si do të evitohen problematikat në situatë mosbesimi mes palëve. Votimi përmes një makinerie që printon fletën e votimit dhe shfaqja e saj përmes një xhami. Por edhe depozitimi i fletëve në kutinë e votimit. Numërim elektronik, por në disa qendra të përzgjedhura nga partitë, dublim me numërim manual

 

OPINION

EPOKA DIXHITALE DHE PROVA E LIRISË

Nga ALFRED PEZA

Shqiptarët janë ndër shumë popuj të tjerë të vegjël nëpër botë, që kanë një të përbashkët tjetër, përgjatë historisë mes tyre, mungesën e lirisë për shkak të luftërave, pushtimeve, copëzimeve dhe kërcënimeve nga më të mëdhenjtë. Pas luftërave botërore dhe rrëzimit të Murit të Berlinit, rikthimi i lirisë në ish-Lindjen komuniste, pas rivendosjes së pluralizmit dhe konsolidimit të sistemeve demokratike, u shoqërua edhe me revolucionin e teknologjive të reja dixhitale. Ishte epoka e lindjes së kompanive të reja në "silicon valley", që sollën rrjetin e gjerë botëror ose, thënë ndryshe, internetin, kompjuterin personal, celularin inteligjent e për të arritur tek sfidat e reja të robotikës, - inteligjencën artificiale, sfidat e hapësirës dhe teknologjitë e së ardhmes. E shoqëruar kjo me një klasë të re miliarderësh të rinj, super të pasur.

 

Sot tek “Antena...”:

  1. Flet shoku Ilir Meta: Çdo ditë, dymijë kosovarë do marrin pasaportë shqiptare
  2. Ariu i vrarë në Kala të Dodës: Ja përse jua haja misrin...!

INTERVISTË

Alfred Milot Mirashi: Rruga e gjatë nga Miloti në galeritë më të mira të artit botëror

 

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: