Lexoni sot, 23 tetor 2017, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Lexoni sot, 23 tetor 2017, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
DOSJA “TAHIRI”, PSE ËSHTË

E DESTINUAR TË DËSHTOJË

ANALIZË Edhe pse Saimir Tahiri kërkoi të mos përfitojë nga “asnjë lloj imuniteti parlamentar”, PS njoftoi votën kundër kërkesës së Prokurorisë në Parlament. Opinionisti i “Albanian Free Press”, Roland Qafoku analizon zhvillimet e fundit dhe shpjegon pse jemi në prag të dështimit të çështjes hetimore ndaj deputetit socialist. Pse kjo është një betejë e pastër politike dhe si ky “rregull” është ndjekur që nga viti ’91, me të gjitha dosjet e mëdha hetimore të drejtësisë shqiptare, nga vrasja e 2 prillit në Shkodër, te procesi kundër Fatos Nanos, arrestimi i të gjashtëve të PD-së, vrasja e Azem Hajdarit, kryengritja e 14 shtatorit, shpërthimi në Gërdec dhe vrasjet në demonstratën e 21 janarit

 

OPINION

HAPËSIRA SHQIPTARE SI MINIATURË E BOTËS

Nga ALFRED PEZA

Në Shqipëri java ka qenë shumë intensive në një përplasje palësh për atë që quhet tashmë si çështja "Tahiri". Ish ministri i Brendshëm socialist ishte pjesë e një skenari të një filmi të njohur tashmë në Tiranë, sa herë që kërkohet një kurban i ri politik, me ndihmën e palëve politike e ku me apo pa dashje, jashtë loje nuk qëndrojnë edhe institucionet e drejtësisë. Edhe në këtë rast, për shkak të debatit politik, mediatik dhe publik, ato u dukën si vazhdim i politikës me mjete të tjera. Duke krijuar një amalgamë ku një qytetar i zakonshëm dhe indiferent, e ka shumë të vështirë që të kuptojë qartë kufirin mes politikës, të drejtës, drejtësisë, pafajësisë, lojës, intrigës dhe përdorimit për nevojat e konsumit të ditës nga njëra apo tjetra palë.

 

KOMENT

PARA DILEMËS: SHQIPËRIA ZGJEDH VETËVRASJEN?!

Nga FRROK ÇUPI

Në qoftë se pajtohet me krimin, kombi shkon në humnerë. Tani nuk është më imponim, tani është zgjedhje. Imponimi ishte kur ishte; në atë kohë sapo kishim dalë nga Marrëveshja e Jaltës dhe kishim hyrë në 'bllokun komunist" që ishte Nazimi i thënë ndryshe- regjim i destinuar sipas fatit të Hitlerit, në vetëvrasje. Ajo ndodhi; tani 'blloku' ku jemi angazhuar që në vitin 1990, është blloku Lirisë, i zgjedhjeve. Kombi ka 'të drejtë' të zgjedhë edhe vetëvrasjen (nuk është çudi), e cila përsëri mund të quhet 'liri' për të zgjedhur, siç zgjedh individi “eutanazinë”

 

ANTENA

Saimir Tahiri: Më shpëtoi një qime e Edit, mesazhi që i lëshova kur krruajta kokën

Rubrika jonë vjen sot me bashkëllafosjen me shokun Saimir Tahiri, të cilin e takuam sapo doli nga Kryesia e Kuvendit. Sapo doli, takoi ata pak vetë që ishin aty, e erdhi direkt e te unë. Pa u zgjatur, ja bashkëllafosja e kryer:

Antena: Urime, urime shoku Saimir! Ja, arritët që të mos arrestoheshit.

Saimir Tahiri: Shumë faleminderit! Isha i bindur për këtë gjë. Ama një gjë më bën përshtypje: Pak njerëz po më presin, në krahasim me sa të mira kam bërë unë, sidomos në ish Zonën e Parë Operative të LANÇ, Vlorë-Tepelenë.

Antena: E po i ka jeta këto, kur bie nga karrigia. Nuk më thoni: Ku u e bazonit bindjen që do dilnit?

SOCIALE

A po përdoret Himara për të tërhequr vëmendjen nga “skandali Tahiri”?

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka paralajmëruar banorët në Himarë, të lirojnë banesat për 5 ditë, pasi do t’i shkatërrojnë ndërtimet që preken nga projekti për rikualifikimin urban. IKMT-ja thotë në letrën zyrtare, dërguar 19 familjeve të banesave dhe bizneseve që janë në territoret ku përfshihet ndërhyrja urbane, se, pas 5 ditësh, do të fillojë prishjen e banesave dhe bizneseve që preken nga projekti. Banorët e kundërshtojnë projektin.

 

EKONOMI

Biznesmeni shqiptar Samir Mane, ndër 36 më të pasurit e Europës

Një listë me 36 emra të njerëzve më të pasur të Europës është publikuar duke përfshirë edhe biznesmenin e njohur shqiptar, Samir Mane. Në listën ku renditen bosët e kompanive ndër më të njohura në Europë, një pjesë e të cilave kanë aktivitet edhe në Shqipëri. Samir Mane, renditet i 28-i ndër 36 pasanikët e Europës me 700 milionë euro pasuri. Mane është pronar i vetëm i shoqërisë Balfin. Pjesë e grupit Balfin janë ndër të tjera, kompani si Mane TCI, për ndërtime, qendrat tregtare TEG dhe QTU, JYSK dhe Jumbo, në fushën minerare, AlbChrome, nga mediat, DigitAlb, etj.

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: