Llalla në Vlorë takon kryeprokurorin Troci, diskutohet dosja "Habilaj" dhe operacioni i Babicës

Llalla në Vlorë takon kryeprokurorin Troci, diskutohet dosja "Habilaj" dhe operacioni i Babicës
Pas operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Babicë të Vlorës ku u sekuestruan 4.5 ton kanabis Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka shkruar ditën e sotme në qytetin bregdetar.

Llalla zhvilloj një takim me kryeprokurorin Ramadan Troci si dhe prokurorë e gjyqtarë të tjerë të Vlorës.

Në qendër të diskutimeve ishte dosja “Habilaj” dhe operacioni i zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës ku u kapën 4.5 ton drogë.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas takimit, Llalla tha se të dhënat e sakta për operacionin do të dalin në vijim.

“Prokuroria prej disa muajsh kishte në hetim rastin konkret. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë u finalizua me rezultate konkrete. Në vijim do të kemi të dhëna më të sakta”.

I pyetur nëse do ketë arrestime, Llalla tha se kjo do të jetë në varësi të hetimeve.

Ndërkohë sipas mediave dhe gazetarit investigativ Artan Hoxha, operacioni i Babicës nuk rezultoi aq i suksesshëm pasi nuk pati arrestime dhe se mendohet sa ka pasur rrjedhje informacioni në Prokurori. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: