LSI, Kryemadhi: I bëj thirrje Ramës të heq dorë nga presionet dhe shantazhet që po i ushtron drejtësisë

LSI, Kryemadhi: I bëj thirrje Ramës të heq dorë nga presionet dhe shantazhet që po i ushtron drejtësisë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një deklarate për mediat ka komentuar shtyrjen e seancës për imunitetin e Saimir Tahirit.

Kryemadhi kërkoi që qeveria të heq dorë nga sulmet mbi drejtësinë duke akuzuar Ramën dhe Çakon të cilët janë në detyrë si garant të krimit dhe drogës.

“Rama dhe shumica sot kanë humbur mundësinë për të treguar vullnet që drejtësia të bëjë punën e saj. Të gjithë u bënë dëshmitarë të qëndrimit të paprecedentë duke penguar zbardhjen e një veprimtarie kriminale me dimension ndërkombëtar.

Ky kryeministër ka gëlltitur kusinë e çorbës së prishur deri në lugën e fundit. Kryeministri dhe Haki Çako vazhdojnë të jenë në detyre si garant të krimit dhe drogës, çdo ditë në vazhdim e qëndrimit të tyre është e bardhë për trafikantët dhe e zezë për qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të heqin dorë nga sulmet presionet dhe shantazhet që i ushtrojnë drejtësisë”deklaroi Kryemadhi. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: