“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Luli zihet me Monikën dhe mohon Saliun: Ç'punë kam unë me të...!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Luli zihet me Monikën dhe mohon Saliun: Ç'punë kam unë me të...!
Satirë

Kjo çështje, pra që Eminem fitoi gjyqin, është marrë vesh edhe në Gjermani. Prej këtej, këngëtarët e grupit Modern Talking, kanë telefonuar në Selinë e Pd-së. Telefonin e ka hapur Edi. Bëhet llaf për Palokën. Gjermanët, si korrekt që janë, apo siç i thonë në gazetari, strikt, kanë kërkuar të llafosin vetëm me kryetarin e partisë. 

Ne kemi mundur të kapim bashkëllafosjen e shkurtër telefonike:

Këngëtari i Modern Talking: Allo, allo! Herr Saliu jeni?

Lul Basha: Nain, nain, jam Luli. Saliu ka ikur, më ka lënë mua këtu, për momentin. Ç'problem kishit?

Modern Talking: E kemi marrë vesh besoj për Eminemin?

Lul Basha: Nuk e ka emrin Eminem. E ka Jemin.

Modern Talking: Nuk ka rëndësi si e ka, por çfarë ka. Dhe tani që ne po llafosim, ai ka 400 mijë $ më shumë në llogarinë e tij. Ndaj duam që ju si kryetar i PD, të na paguani, pasi shpesh herë na keni përdorur këngët tona. Sidomos atë "We can win the race". (Ne mund të fitojmë garën)

Lul Basha: Ouuu dashkeni para nga neve ju d.m.th.! E kur jua ka përdorur këngën PD-ja...?

Modern Talking: Mos bëni të paditurin, ju lutem! Përherë na i keni përdorur. Sidomos në vitin 2011, në zgjedhjet tuaja lokale.

Lul Basha: Dëgjo ti! E para e punës, ne kemi qenë në koalicion me LSI atëherë. Kam këtu edhe Monikën. Po deshe, kërkoja asaj!

Monika Kryemadhi: Ti, Luli, po deshe fol për vete, jo për mua rrjedhimisht forcën time dhe të Ilirit. Vërtet na kishe në koalicion në 2011, ama me votat tona, fitove Bashkinë. Ndaj lekët e këngës paguaji vetë! Je një kokërr koprraci ti! Ti as lekë për median që të flasë mirë për opozitën nuk hedh. Pret vetëm nga ne.

Modern Talking: Ju lutem mos u zini! Më jepni lekët edhe kaq. Nuk duam që të krijojmë konflikt, se do thonë pastaj që ju përçau faktori ndërkombëtar.

Monika Kryemadhi: Luli, jepi paratë birit të botës! Ty të takon t'i japësh, se ti u bërë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Lul Basha: Dëgjo ti Monika! Unë vërtet u bëra kryetar, ama ti e di sa mirë e trajtova Petritin tënd, që ishte nënkryetar. Apo harrove sa leje ndërtimi kam firmosur, vetëm se më thoshte ai! Ndaj paguaji ti paratë, e ta mbyllim atë muhabet.

Monika Kryemadhi: Hajde se ke lekë ti, po hë!

Modern Talking: Ju lutem, dua paratë me mirëkuptim!

Lul Basha: Ku kemi para ne si parti, moj Monika! Na kanë ikur gjithë biznesmenët që kishim, i mori Rama. Unë edhe drekën e paguaj vetë, tani. Paguaji birit të botës paratë, se ju keni lekë! Pastaj, ç'punë kam unë të paguaj! Unë s'kam bënë kryetar i PD-së në vitin 2011. Le t'i paguajë Saliu! Mbeta duke paguar gabimet e tij unë.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: