Maratona e Tiranës, priten 2500 atletë nga 40 vende të botës

Maratona e Tiranës, priten 2500 atletë nga 40 vende të botës
Rreth 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës priten të marrin pjesë në maratonën që do të mbahet këtë të diel në Tiranë.

Deklarata është bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me organizatorët e maratonës ku janë diskutuar detajet e fundit të aktivitetet që është njëherazi sensibilizues dhe promovues i kryeqytetit.

“Maratonë e fokusuar tek qyteti. Kjo do të thotë që do të jetë aksi i bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ‘Zogu I” i gjithë rrethrrotullimi i Unazës së Vogël me një hyrje në Bllok në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, pastaj pranë Gardës për t’u rikthyer sërish tek sheshi ‘Nënë Tereza’, që janë fillimi dhe fundi i maratonës. Për vrapuesit profesionistë do përdoret edhe aksi i rrugës së Kavajës”, tha Veliaj./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: