Mark Juliano, entuziast pas fitores së Partizanit: Po rritemi!

Mark Juliano, entuziast pas fitores së Partizanit: Po rritemi!
Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, pas fitores minimale në Shkodër nuk ka kursyer elozhet për ekipin dhe lojtarët, duke premtuar një ecuri edhe më të mirë pas rikthimeve të dy sulmuesve kryesorë, Xhevahir Sukajt e Edgar Çanit.

Komenti juaj për gjendjen e ekipit?

Po rritemi. E dija se përveç nivelit fizik që po arrijmë në kondicionin e duhur, të gjithë po japin shumë. Shihet në kompaktësinë, në distancën në skuadër, lojën si skuadër. Kemi më shumë forcë në rikuperimin e topit, apo mbylljen e hapësirave. Po shfaqim një nivel të mirë, flas për rritje, besim dhe jemi një skuadër që tani është mirë.

Për paraqitjen e Adorjan

Adorjan nuk ishte në maksimum, pësoi një goditje në stërvitje dhe kishte shumë dhimbje. Po alternon ndeshje të mira me më pak. Sot kishte këtë problem dhe nuk e bëri të ishte i qetë e në 100%. U desh ta zëvendësoja se ishte i lodhur, u sakrifikua, loja nuk ishte e lehtë, bëri punën e pistë deri sa ndenjë në fushë dhe komplimentet janë për të. Por për kush luajti, se ishin shumë mirë sot.

Kjo skuadër është ajo që premton për titull?

Unë nuk kam premtuar asgjë, jam këtu për të punuar që të rrit një skuadër të mirë, të integroj disa lojtarë. Sa i përket frymës, është skuadra që dua, ka shpirt luftarak, sakrificë, një skuadër që mund të bëjë mirë. Në nivel lojë ka ndeshje ku ecën mirë, ndeshje ku rezultati që në fillim nuk të lejon të luash. Çdo ndeshje është ndryshe, nëse do të flasim për gjendjen aktuale jam i lumtur.

Për lojën e tërhequr të skuadrës, pas golit?

Skuadra duhet të bëjë gjithmonë më shumë. Kur kalon në avantazh duhet të menaxhosh situatat sepse Vllaznia ndryshonte modul, m’u desh të përshtatja skuadrën për të gjetur ku t’i godisnim. Ishte ndeshje e vështirë se Vllaznia nuk donte të humbte. Nuk ishte aspak e lehtë, për këtë arsye duhej të bënim golin e dytë për të qenë më të qetë. Por me të drejtë duhet të punojmë për të shtuar maksimumin e rendimentit të kësaj skuadre.

Për golin e fitores shënuar nga Basrak?

Jam i lumtur, sa më shumë zgjedhje kam. Ai u kthye këtë javë, në pak mimuta shënoi e më pas luajti duke u sakrifikuar. Si çdokush duhet të bëjë më shumë. Ai është një lojtar që nuk e njihja, kishte vështirësi fizike dhe ambientimi, për një lojtar nuk është e lehtë të luajë jashtë. E kuptoi çfarë kërkoja nga ai, bëri gol që është e rëndësishme dhe është alternativë e Çanit dhe Sukajt që presim të kthehen.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: