Masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Itali, asnjë tifoz i “Illyrian Elite” në stadium

Masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Itali, asnjë tifoz i “Illyrian Elite” në stadium
Policia e Shtetit lidhur me masat e sigurisë përpara gjatë dhe pas ndeshjes së mbetur kualifikuese të Kupës së Botës Rusi 2018, ndaj Italisë, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, njoftoi tifozët që kanë siguruar një biletë se hyrja do të nisë prej orës 17.00 të së hënës.

Sipas policisë tifozët duhet të kenë me vete biletën dhe kartën e identitetit, ose pasaportën.

Ndeshja nis në ora 20:45, ndërsa policia kërkoi që tifozët të zënë vend më herët me qëllim që të menaxhohet fluksi në orën e fundit.

“Nuk do të lejohet asnjë person që të hyjë në stadium me fishekzjarre, flakadanë, sende të forta, sende metalike, monedha apo çelësa, parulla që janë të ndaluara etj”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu nuk do të lejohet hyrja në stadium e asnjë banderole dhe asnjë personi nga tifo-grupi “Illyria Elite”. Këtyre të fundit nuk u është shitur asnjë biletë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Anëtarët e këtij grupimi u bënë përgjegjës për incidentet ne krijuara në ndeshjen e kaluar me Italinë në Palermo, më 24 mars, ndeshje që u fitua 2-=0 nga vendasit.

Por ky takim për shkak të incidenteve u ndërpre dhe rrezikoi të mos rifillonte.

Nga frika e përsëritjes së ngjarjeve të tilla, FSHF nuk ka dhënë më bileta për tifozët e këtij grupimi, që ndryshe nga herët e tjera ku kanë lajmëruar se do të jenë të pranishëm edhe pa bileta, në profilin  e tyre para ndeshjes me Italinë nuk kanë dhënë gjithashtu asnjë njoftim për prezencën e mundshme në “Loro Boriçi”.

Për tifozët italianë janë shpërndarë rreth 1.200 bileta. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: