Maska për flokë të yndyrshëm

Maska për flokë të yndyrshëm
Maska me domate dhe aloe vera

Përbërësit:

Dy domate;

 2 lugë gjellë vaj ulliri ekstra të virgjër;

2 lugë çaji xhel aloe vera.

Në një enë shtoni pak ujë dhe lëreni të vlojë. Më pas, shtoni domatet për dy a tre minuta, në mënyrë që t’i qëroni më lehtësisht cipën.

Kalojini në përzierës elektrik dhe shtoni vajin e ullirit dhe xhelin e aloe vera-s, derisa të formohet një pastë.

Aplikojeni pastën në kokë, për 30 minuta. Më pas, lajini flokët si zakonisht. Përsëriteni këtë trajtim, një herë në javë. Rezultati do t’u befasojë.

Maska me domate dhe vezë

Përbërësit:

2 domate;

 2 lugë gjelle vaj kastori;

2 të verdha veze.

Ngrohni për pak sekonda, vajin e kastorit dhe shtoni gradualisht vezët, por pa i mpiksur. Në fund, shtoni domatet e kaluara në rende dhe përzieni të gjithë përbërësit.

Pasi të krijohet maska, lyeni flokët me furçë nga maja tek rrënjët dhe mbajeni për një orë. Lani fillimisht kokën me ujë të vakët derisa të shpëlani maskën. Më pas, përdorni shampon. Ky trajtim shërben po ashtu, për të hequr zbokthin.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: