Maskë pastruese për lëkurë delikate

Maskë pastruese për lëkurë delikate
Merrni 2-3 lugë miell orizi.

Shtoni në të 1 lugë mjaltë të ngrohur në banjëmari dhe 1 lugë gjelle qumësht.

Përziejini mirë.

Nëse lëkura është yndyrshme, zëvendësoni qumështin me kos pa yndyrë.

Nëse keni lëkurë të thatë, në vend të qumështit, mund të përdorni krem qumështi, krem ​​kosi ose kos me  yndyrë.

Ju gjithashtu, mund të shtoni disa pika vaj ulliri.

Aplikoni përzierjen në fytyrë dhe lëreni 5 minuta; më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: