Maskë “rinuese” me niseshte

Maskë “rinuese” me niseshte
Përbërësit:

1 lugë me niseshte

5 lugë me lëng karote

1 lugë me ajkë qumështi

Përgatitja dhe aplikimi:

Në gjysmë gote me ujë tresni niseshtenë. Hidheni në një tenxhere dhe shtoni 100 ml ujë të valuar. Vendoseni në zjarr dhe e zieni në temperaturë të ulët deri kur të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe kur përzierja të ftohet, i shtoni lëngun e freskët të karotave dhe ajkë qumështi. E përzini mirë dhe e aplikoni në fytyrë të pastruar dhe e lini që të qëndrojë për 25-30 minuta.

Maskën e shpëlani me ujë të vakët e më pas aplikojeni krem ushqyes në fytyrë. Për efekt më të mirë, maska duhet të aplikohet për tri ditë me radhë. Ky është një trajtim i shkëlqyeshëm për fytyrë, veçanërisht nëse dëshironi që të përgatiteni për ndonjë dalje, takim ose festë, sepse efektet e maskës janë të menjëhershme që pas përdorimit të parë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: