Mbërrin Italia, Panucci flet si “shqiptar”, llogari edhe sesi na kërcënon Izraeli

Mbërrin Italia, Panucci flet si “shqiptar”, llogari edhe sesi na kërcënon Izraeli
Kombëtarja italiane ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që do të niset direkt drejt Shkodrës, ku do të kryejë në ora 20:45 një seancë stërvitore në “Loro Boriçi” për të pritur në të njëjtën orë nesër Shqipërinë vendase në takimin e fundit kualifikues të botërorit rus.

Jam italian, por krenar që jam trajner i Shqipërisë. Do të jem në fushë me ekipin tim dhe do të më lumturonte që djemtë t’i dhuronin vetes një kënaqësi të madhe përballë Italisë. Jam i bindur se vlejnë më tepër nga sa mendojnë,” – u shpreh trajneri i kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, para ndeshjes me Italinë. “Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të zemëruar, sepse po kritikohet shumë. Nuk duhet t’i zëmë besë kundërshtarëve, nga të cilët presim të luajnë në mënyrë serioze. Megjithatë, ne duam që të kënaqemi duke arritur një rezultat pozitiv.” – thekson trajneri kuqezi.

Italia barazoi 1-1 me Maqedoninë në Torino, në ndeshjen e fundit dhe ndonëse e ka siguruar vendin e dytë, kërkon pikë për të mos rrezikuar zonën “Play- off”.

Spanja e ka siguruar vendin e parë dhe udhëton në Izrael, por në rast humbjeje me vendasit, e kuqezinjtë nga ana tjetër nëse mposhten nga axurrët do të zbresin në vend të katërt. Humbja e Shqipërisë dhe barazimi i mundshëm i Izraelit i lë kuqezinjtë sërish në vend të tretë.

Shqipëria humbi 3-0 me Spanjën dhe ani rrezikon vendin e tretë, në rast humbjeje me Italinë.

“Spanja është një kundërshtar që edhe nëse nuk dëshiron të mbrohesh, të detyron të qëndrosh mbrapa. Jam shumë i kënaqur nga pjesa e dytë, ajo paraqitje duhet të jetë një pikënisje. Nuk duhet të përdorim ndonjë alibi, sepse ky ekip mund të bëjë shumë më tepër,” - thekson Panucci.

Ndaj Spanjës në Alicante mungonin përveç Mavrajt, Kukelit e Roshit të s’kualifikuar edhe Abrashi, Cikalleshi, Strakosha e Agolli të dëmtuar.  “Kishim shtatë lojtarë që rrezikonin pezullimin me kartonë. Këto janë gjëra që ndikojnë te ne,” – shton trajneri.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: