Me 4 sulmues në Shkodër, Italia kërkon fitoren për të siguruar zonën "play-off"

Me 4 sulmues në Shkodër, Italia kërkon fitoren për të siguruar zonën "play-off"
Italisë i duhet të fitojë në Shqipëri që të ketë pothuajse të sigurt fazën “playoff”.

Kualifikimi për “play-off” u afrua për shkak të fitores së Belgjikës, por në Shqipëri, “azzurrët” do të duhet të fitojnë për të bërë më të sigurt kualifikimin.

Kjo është arsyeja pse Ventura nuk duket gati të bëjë shumë llogaritje, megjithatë, trajneri pas barazimit 1-1 me Maqedoninë duhet të braktisë skemën zhgënjye 3-4-3, për t'u kthyer në Shkodër me skemën, 4-2-4.

Dyshimi i madh i Ventura duket aktivizimi i Ciro Immobile, i vetmi bombardues i mbetur në dispozicion pas dëmtimit të Belotti.

Përveç modulit, trajnerit do t’i duhet të ndryshojë edhe disa lojtarë të formacionit bazë. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: