Media italiane: Shqiptarët nuk janë më të huaj në Itali

Media italiane: Shqiptarët nuk janë më të huaj në Itali
Pas deklaratave të Buffon i cili tha se ka lexuar libra për Shqipërinë teksa lavdëroi popullin tonë edhe mediat italiane kanë shkruar gjatë ditës së sotme.

Corriere dello Sport ka shkruar sot se në Itali populli shqiptar nuk është më i huaj sepse në të gjitha kategoritë e futbollit italian janë mbi 12 mijë shqiptarë që luajnë futboll.

Gjatë artikullit të saj shkruhet se në Itali ka aq shumë shqiptarë, në të gjitha kategoritë, sa mund të mbushej afërsisht stadiumi “Loro Boriçi”.

Sot luhet ndeshja me Shqipërisë dhe Italisë në Shkodër e vlefshme për fazën e grupeve të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: