Mediat serbe krijojnë "skandal" ende pa nisur ndeshja Skëndërbeu-Partizani Beogradit

Mediat serbe krijojnë "skandal" ende pa nisur ndeshja Skëndërbeu-Partizani Beogradit
Lidhur me ndeshjen e nesërme në Elbasan Arena, mes Skëndërbeut dhe Partizanit të Beogradit, mediat serbe ka krijuar “skandale” ende pa filluar ndeshja.

Një fjali e shkruar tek muret e Piramidës në Tiranë, ka bërë që gazetarët serbë të krijojnë lajme bombastike ende pa nisur ngjarja.

"Skandal në qendër të Tiranës. Kosova është Veriu i Shqipërisë dhe jo pjesë e Serbisë" shkruajnë reporterët e gazetës “Alo” në një ballinë.

Gjithashtu në shkrimet e ndryshme në portalin “Kurier” dhe tek “Informer” në serbisht, shikohen gjithashtu foto të forcave të policisë shqiptare që shoqërojnë normalisht delegacionin, por për serbët, kjo është një armatosje deri në dhëmbë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: