Federata Shqiptare e Futbollit dhe pala norvegjeze ranë dakord që kjo miqësore të luhet më 14 nëntor, në “Elbasan Arena”.
Ky do të jetë testi i parë për Christian Panucci, i cili do të thërrasë lojtar të rinj, që do të testohen përpara ndeshjeve të ardhshme eliminatore të europianit apo edhe Ligës së Kombeve.
Panucci, kur u emëruar trajner i Shqipërisë, si pasues i De Biasit, nuk zhvilloi asnjë ndeshje miqësore.
Ai debutoi në kualifikueset e Kupës së Btës Rusi 2018, ndaj Lihtenshejnit, që e fitoi 2-0.
Ndaj Maqedonisë, Shqipëria barazoi 1-1 dhe humbi 3-0 me Spanjën e 1-0 me Italinë në dy ndeshjet e fundit. Në këto takime Panucci, edhe pse zyrtare solli disa lojtarë të rinj, si Balliu, Memolla, Ahmedi, apo Ndoj si dhe riktheu në ekip Taulant Xhakën e Ergys Kaçen.
Por do të jetë pikërisht miqësorja me Norvegjinë ndeshja e tij testuese që do të sjellë në kombëtare emra të tjerë, të rinj, para Euro 2020.
/a.m/