Mirënjohje juve që ishit pjesë e rrugëtimit tim! Fjalët prekëse që zgjodhi Lorik Cana për lamtumirën

Mirënjohje juve që ishit pjesë e rrugëtimit tim! Fjalët prekëse që zgjodhi Lorik Cana për lamtumirën
Lorik Cana, kapiteni aq shumë i dashur për tifozët shqiptarë, jo vetëm për lojën dhe emocionet që dhuroi por për karakterin dhe besimin që solli, duke udhëhequr kualifikimin historik të Shqipërisë në Euro 2016, i dha fund karrierës si futbollist para ndeshjes Shqipëri-Itali, zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Cana pas lamtumirës tha se do t’i përkushtohet më tej familjes por nuk përjashtoj të rikthehet si drejtues i ndonjë klubi futbolli. Tifozët e pranishëm e nderuan siç e meriton një kampion i vërtetë, ndërsa Lorik Cana me një status emocional ka dashur të falënderojë shqiptarët për mbështetjen e pakursyeshme që dhanë ndaj tij e ekipit kuqezi, në 14 vite.

Statusi i Lorik Canës

Të nderuar miq vëllezër e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme, miqtë e mi, bashkë-lojtarët, trajnerët, bashkëpunëtorët, tifozët dhe çdo shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje. Zoti ju ruajt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve.

Me respekt,

I Juaji Loriku

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: