Miss World Albania 2017: Më pëlqejnë meshkujt posesivë (zbuloni detajet!)

Miss World Albania 2017: Më pëlqejnë meshkujt posesivë (zbuloni detajet!)
Joana Grabolli, Miss World Albania 2017, zbuloi disa detaje nga jeta e saj.

Ajo tha se ka kryer një operacion plastik në fytyrë dhe se është pro këtyre ndërhyrjeve. Për preferencat e meshkujve, Joana shtoi se i pëlqejnë meshkujt posesivë edhe në fizik, edhe në karakter. Ajo ishte pjesë e emisionit “Jo vetëm modë” këtë të shtunë, nga ku u shpreh:

“Mua më pëlqejnë meshkujt posesivë edhe në fizik edhe në karakter,” – thotë ajo duke qeshur.

E pyetur për çmendurinë më të madhe, Joana tha se para disa kohësh, tentoi të udhëtojë pa pasaportë, por u kthye pas e mori pasaportën.

Muajin tjetër Grabolli përfaqëson Shqipërinë në konkursin e dytë më të madh të bukurisë në Kinë./a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: