Mister djegia e makinës në tunelin e Kërrabës

Mister djegia e makinës në tunelin e Kërrabës
Një autoveturë ka marrë flakë në rre thana të mistershme teksa kalonte në tunelin e Kërrabës.

Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth mesditës në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në dalje të tunelit.

“Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët. Nuk ka dëmtime në njerëz, ndërkohë që automjeti është shkrumbuar në pak minuta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset ndërsa policia po punon për të zbardhur shkakun e zjarrit në automjetin e djegur”, deklaron zyrtarisht policia./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: