Mourinho "sfidon" Real Madrid-in për Harry Kane

Mourinho "sfidon" Real Madrid-in për Harry Kane
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, duket se është gati të sfidojë Real Madridin për sulmuesin Harry Kane.

The Sun raporton se United është i gatshëm të shpenzojë 200 milionë euro për yllin e Tottenham, Kane.

Anglezi ka realizuar paraqitje mjaft të kënaqshme skuadrën e Tottenham duke shënuar 15 gola në 10 ndeshjet e fundit.

Sipas burimeve nga The Sun, United është interesuar për Kane teksa shkruhet se Jose Mourinho është një fans i madh i lojtarit dhe është i gatshëm të paguajë më shumë se blerja e Mbappes.

Kane në 120 paraqitje në Premier Ligë ka shënuar 84 gola.  /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: