MPJ greke: Me prishjet e banesave në Himarë, po tentohet heqja e vëmendjes nga skandali i drogës

MPJ greke: Me prishjet e banesave në Himarë, po tentohet heqja e vëmendjes nga skandali i drogës
Ministria greke e Punëve të Jashtme reagoi të enjten në lidhje me vendimin e befasishëm të autoriteteve shqiptare të operojnë me prishje banesash të anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në Himarë.

“Krijojnë shqetësim lidhjet që me sa duket ekzistojnë, midis krimit të organizuar dhe skenës politike të Shqipërisë, siç vërtetohet edhe nga arrestimi tani së fundi, të kreut të një rrjeti trafikimi narkotikësh, i cili është edhe i afërm i njërit, deri para pak kohe, prej Ministrave kryesorë të Qeverisë Rama”, - thuhet në deklaratën e sotme të MPJ greke.

“Përbën gjithashtu shqetësim fakti, - vijon deklarata, - se Qeveria Shqiptare, vazhdon me avancimin e masave për shkatërrimin e pronave të anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek, në kuadrin e politikës së çrrënjosjes të prezencës historike të helenizmit në krahinën e Himarës”.

Për MJP greke, “vendimi i djeshëm i Autoriteteve Shqiptare vërteton se Ligji për Minoritetet që u votua para pak kohe, përbën një hap mbrapa për Minoritetin kryesor të Shqipërisë”.

“Janë të shumtë ata që e interpretojnë këtë vendim si një veprim që ka si qëllim të çorientojë opinionin publik shqiptar nga çështja e madhe politike që është krijuar si pasojë e trafikut të drogës. Shpresojmë që të mos jetë kështu”, - përfundon deklarata e MPJ greke. /Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: