Muller "në krah" të Ancelotti-t: Problemi ishim ne lojtarët, trajneri nuk duhet fajësuar

Muller "në krah" të Ancelotti-t: Problemi ishim ne lojtarët, trajneri nuk duhet fajësuar
Lidhur me shkarkimin e trajnerit Ancelotti nga Bayern ka komentuar edhe sulmuesi gjerman Thomas Muller.

Muller u shpreh se fajtor për formën e dobët të ekpit ishte ai vetë dhe bashkëlojtarët e tij duke hequr “barrën” e kritikave nga Ancelotti.

“Shumë nga problemet me të cilat Bayerni përballet i ka krijuar vet ekipi pasi nuk ka treguar aspak nivelin që pritej prej tij, për këtë arsye nuk duhet të fajësojmë Ancelottin e ta cilësojmë atë si idhullin e rremë”, tha Muller.

Ndërsa në vijim shtoi se tashmë ndryshimi u bë dhe duhet të shoqërohet me rezultate pozitive.

“Shpresojmë që ndryshimi i trajnerit të shoqërohet edhe me ndryshimin e rezultateve gjithashtu. Në fund të fundit për këtë u bë dhe ndryshimi. Ruajmë kujtime shumë të mira nga Heynckes, me të cilin arritëm fitimin e tripletën. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se paraqitjet tona sërish mund të kritikohen sepse problemi kemi qenë vetë ne. Duhet t’i bëjmë, hapat një nga një. Nuk mund të presim katapultimin e ecurisë tonë”, tha Muller.

Kujtojmë që trajneri italian, Ancelotti, u shkarkua rreth dy javë më parë nga drejtuesit Bayern, të cilët emëruan ish-trajnerin Jupp Heynckes në krye të skuadrës. Mediat gjermane aluduan se deri te shkarkimi i Ancelottit erdhi pasi italiani nuk kalonte mirë ‘veteranët’ e Bayernit, ku njëri ndër ta përflitej të ishte edhe sulmuesi gjerman, Muller. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: