Naço: LSI pro heqjes së imunitetit të Tahirit

Naço: LSI pro heqjes së imunitetit të Tahirit
Deputeti i Lëvizja Socialiste për Integrim në Këshillimin e Mandateve dhe Rregullores, Nasip Naço deklaroi se forca politike që ai përfaqëson do të votojë pro heqjes së imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

“LSI e ka standard të vetin që prej vitit 2009 dhe më pas edhe në vitin 2012, që asnjë prej deputetëve nuk ka mbrojtje ndaj imunitetit’, tha deputeti Nasip Naço.

Duke folur për media, Naço tha se është kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura dhe praninë e medieve, por mazhoranca është shprehur kundër kësaj kërkese të opozitës./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: