Napoli 8 fitore radhazi, Strakosha frenon Juven, sot Inter-Milan

Napoli 8 fitore radhazi, Strakosha frenon Juven, sot Inter-Milan
Dy futbollistë të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj e Thomas Strakosha po përjetojnë momente të shkëlqyera me ekipet e tyre të Seria A.

Napoli udhëheq i vetëm klasifikimin e Seria A, me fitore radhazi në po kaq ndeshje të luajtura. Insigne shënoi golin e vetëm e të fitores ndaj Romës, në përballjen e javës së tetë.

Kjo fitore e shkëput Napolin 5 pikë nga Juventus, i vendit të dytë.

Po kaq pikë ka edhe Lazio, që ndali bardhezinjtë në Torino.

Lazio fitoi 2-1, me gola të Ciro Immobile. Douglas Costa realizoi për Juven në pjesën e parë, për përmbysi shifrat sulmuesi i Lazio, i cili edhe me ndihmën e një 11-metërshë shënoi dy gola në pjesën e dytë.

Dybala mund të kishte barazuar shifrat në fund të ndeshjes, por portieri shqiptar Thomas Strakosha bëri një pritje të shkëlqyer, duke u konfirmuar një ndër portierët më të dalluar të Seria A.

Ndeshjet e javës së tetë në Seria A do të luhet sot. Kjo javë mbyllet me derbin e mbrëmjes Inter-Milan.

Zikaltërit mund të ngjiten në vend të dytë, në rast fitoreje ose barazimi pasi numërojnë 19 pikë, ndërsa Milan me 12 pikë kërkon të afrohet me kryesuesit.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: