Napoli-Inter frenohen “në përplasje”, sot në Udine shansi i Juves të afrohet

Napoli-Inter frenohen “në përplasje”, sot në Udine shansi i Juves të afrohet
Napoli nuk e lëshoi kryesimin e Seria A këtë fundjavë pas barazimit 0-0 ndaj Interit, kërcënimi kryesor i momentit për vendin  e parë.

Skuadra e trajnerit Sarri këkroi fitoren me Martens që ishte shumë pranë por Handanoviç bëri mrekullinë.

Napoli u ndal në një barazim pa gola në stadiumin “San Paolo” pas tetë fitoreve radhazi. Pas këtij barazimi ekipi i mbrojtësit kuqezi Hysaj kryeson me 25 pikë dhe ndiqet nga Inter, që ka 23 pikë, por Juve e Lazio me nga 19 pikë kanë shansin të afrohen e të kërcënojnë pozitat e dy ekipeve kryesuese.

Seria A/ Sot

12:30 Chievo - Verona

15:00 Milan - Genoa

15:00 Atalanta - Bologna

15:00 Benevento - Fiorentina

15:00 SPAL - Sassuolo

15:00Torino - Roma

18:00 Udinese - Juventus

20:45 Lazio  - Cagliari

Shpërndajeni me miqtë tuaj: